E rëndë në Berat, ishte duke punuar në arë me babanë, ndërron jetë 15-vjeçari - hyri në lumë për t’u freskuar  - Gazeta Express
string(104) "e-rende-ne-berat-ishte-duke-punuar-ne-are-me-babane-nderron-jete-15-vjecari-hyri-ne-lume-per-tu-freskuar"

Lajme

Gazeta Express

12/07/2026 14:56

E rëndë në Berat, ishte duke punuar në arë me babanë, ndërron jetë 15-vjeçari – hyri në lumë për t’u freskuar 

Lajme

Gazeta Express

12/07/2026 14:56

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në Bashkinë Berat.

Një 15-vjeçar, që ishte duke punuar me të atin në arë, ka hyrë në lumë për t’u freskuar e për tu larë, por rrjedha e lumit e ka marrë disa metra poshtë.

I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar, por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë dhe ambulanca, që e ka transportuar viktimën drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.

Paraprakisht dyshohet se gjatë kohës që po lahej në lumë, 15-vjeçari të jetë mbytur aksidentalisht./TCH

Advertisement
Advertisement
Advertisement