E qëlluan me 5 plumba, zbulohet e shkuara e kriminale e shënjestrës së atenatit në Vlorë. Pse përdorte mbiemrin e gruas? - Gazeta Express
string(117) "e-qelluan-me-5-plumba-zbulohet-e-shkuara-e-kriminale-e-shenjestres-se-atenatit-ne-vlore-pse-perdorte-mbiemrin-e-gruas"

Gazeta Express

19/01/2020 9:19

E qëlluan me 5 plumba, zbulohet e shkuara e kriminale e shënjestrës së atenatit në Vlorë. Pse përdorte mbiemrin e gruas?

Gazeta Express

19/01/2020 9:19

Njëri prej personave të plagosur në atentatin e mbrëmjes së djeshme në Vlorë, rezulton emër i njohur për drejtësinë.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Nikollaq Çepaj (Taullaraj), i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi është qëlluar me 5 plumba, në kokë, legen dhe shpinë.

Lexo Edhe:

Çepaj sapo kishte dalë nga burgu, vetëm tre ditë më parë, pasi në 8 qershor të vitit 2018 u arrestua për plagosjen me armë zjarri të Eraldo Lazajt brenda një lokali në lagjen ‘Pavarësia’.

Dyshohet që atentati ka lidhje me hakmarrjen, pistë e cila po hetohet edhe nga policia.

Kujtojmë që përveç 36-vjeçarit mbeti i plagosur edhe i vëllai i gruas së tij Ronald Çepaj.