Caktohet paraburgim për të miturin e dyshuar për vrasjen e kushëririt në Prizren, Gjykata do të vendosë më vonë për nënën dhe vëllain e tij - Gazeta Express
string(138) "caktohet-paraburgim-per-te-miturin-e-dyshuar-per-vrasjen-e-kusheririt-ne-prizren-gjykata-do-te-vendose-me-vone-per-nenen-dhe-vellain-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

15/06/2026 16:18

Caktohet paraburgim për të miturin e dyshuar për vrasjen e kushëririt në Prizren, Gjykata do të vendosë më vonë për nënën dhe vëllain e tij

Lajme

Gazeta Express

15/06/2026 16:18

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të miturit me inicialet A.O., i dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, lidhur me rastin e vrasjes së kushëririt të tij në fshatin Kobaj të Prizrenit.

Sipas njoftimit të Gjykatës, paraburgimi ndaj të miturit do të zgjasë deri më 14 korrik 2026.

“Gjyqtarja për të mitur, ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i bazuar në ligj, dhe i arsyeshëm dhe do të siguroj zhvillimin e pa penguar të rrjedhës së procedurës përgatitore, dhe sigurimin e prezencës së të miturit para institucioneve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Ndërkohë, Gjykata bëri të ditur se sot gjatë ka pranuar edhe kërkesat për caktimin e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve të tjerë në këtë rast (nënën e të miturit dhe vëllain).

Prokuroria ka kërkuar që për Sh.O. vëllai i të dyshuarit të paraburgosur, të caktohet gjithashtu masa e paraburgimit për shkak të bashkëkryerjes së vrasjes. Kërkesa për paraburgim u bë edhe për A.O. nënën e dy fëmijëve, për “shtytje në vrasje të rëndë”.

“Kjo kërkesë do të trajtohet pranë Departamentit për Krime të Rënda, dhe Gjyqtarja  e procedurës paraprake, brenda afatit ligjor do të cakton seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë”, tha Gjykata.

Advertisement
Advertisement
Advertisement