E mitura nga Drenasi dhunohet seksualisht, arrestohen një grua dhe një burrë - Gazeta Express
string(75) "e-mitura-nga-drenasi-dhunohet-seksualisht-arrestohet-nje-grua-dhe-nje-burre"

E mitura nga Drenasi dhunohet seksualisht, arrestohen një grua dhe një burrë

Gazeta Express

01/10/2020 9:58

Një rast dhunimi ka ndodhur me datë 23 të këtij muaji në komunën e Drenasit. Një e mitur është dhunuar seksualisht nga një person. Por për këtë rast ka qenë në dijeni edhe një grua kosovare. Ajo, sipas policisë, nuk ka ndërmarrë asgjë për rastin. Ani se ishte në dijeni, shkruan Express.

Viktima, pra e mitura është dërguar në strehimore dhe pas saj do të bëjë ekzaminim mjekoligjor.

Lexo Edhe:

“Viktima femër kosovare (e mitur) dyshohet se është dhunuar nga një mashkull kosovar, në dijeni ka qenë edhe një e dyshuar femër kosovare, por nuk ka ndërmarrë asgjë. Dy të dyshuarit, janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Viktima është dërguar në strehimore dhe duhet të bëjë ekzaminim mjeko-ligjor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Express, dje ka raportuar rreth shifrave të fundit të dhunimeve seksuale në Kosovë.

Vetëm gjatë tetë muajve të parë të këtij viti për veprën penale të ‘Dhunimit’ janë paraqitur në organet e hetuesisë 39 raste. Këto të dhëna ia kanë ofruar Expressit zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Sipas PK-së, dy raste të tjera kanë qenë të dhunimit. Ndërkohë edhe 38 raste tjera kanë qenë për sulm seksual. Por kjo nuk është e tëra. Edhe 4 raste të tjera janë raportuar në polici për veprën penale “Degradim i integritetit seksual”.

Dy raste të tjera kanë qenë për “Keqpërdorim të fëmijëve me pornografi”. E ndërkohë një incest ka ndodhur gjatë këtyre muajve të fundit në Kosovë. /GazetaExpress/

Kosovarët e dhunshëm, për tetë muaj 38 raste të dhunimit seksual u paraqitën në Polici