E konfirmon Flick, Joan Garcia rikthehet pas ndeshjeve të kombëtareve - Gazeta Express
string(68) "e-konfirmon-flick-joan-garcia-rikthehet-pas-ndeshjeve-te-kombetareve"

Futboll

Gazeta Express

10/11/2025 9:38

E konfirmon Flick, Joan Garcia rikthehet pas ndeshjeve të kombëtareve

Futboll

Gazeta Express

10/11/2025 9:38

Barcelona ka marrë një lajm të mirë nga kampi i saj.

Trajneri Hansi Flick ka konfirmuar se portieri Joan Garcia do të jetë gati për rikthim menjëherë pas pushimit ndërkombëtar.

Garcia, i cili kishte munguar për disa javë për shkak të një dëmtimi muskulor, do të rikthehet në stërvitje me grupin dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës në La Liga.

“Joan po përparon shumë mirë. Ai do të bashkohet me ekipin pas pushimit dhe kjo është një ndihmë e madhe për ne,” u shpreh Flick në konferencën për shtyp.

Advertisement
Advertisement
Advertisement