"E gjithkohshmja Andërr" e Donika Dabishevcit promovohet në Institutin Albanologjik - Gazeta Express
string(81) "e-gjithkohshmja-anderr-e-donika-dabishevcit-promovohet-ne-institutin-albanologjik"

“E gjithkohshmja Andërr” e Donika Dabishevcit promovohet në Institutin Albanologjik

Arte

Gazeta Express

11/04/2024 14:50

Të martën, më 16 prill, nga ora 12:00, në Institutin Albanologjik promovohet libri i fundit i autores Donika Dabishevci me poezi “E gjithkohshmja Andërr”, botuar nga Littera.

Për librin o të flasin Gëzim Aliu, Agron Gashi, aktorët Xhejlane Tërbunja dhe Fisnik Istrefi të cilët do të lexojnë poezi nga libri.

Lexo Edhe:

Shkurt për librin:

Libri u kushtohet viktimave të luftës. Është rekuiem poetik për t’vrarët, t’masakruemit, t’dhunuemit, t’gjymtuemit, për t’therrunit e t’djegunit për s’gjalli. Për bebet e fmijtë e ndamë mizorisht prej jete. Për nanat mbetun qyqe n’themele shpijash t’rrënueme. Për nuset me duvak t’zi e shpirtnat e djegun t’jetimave. Për vorret pa emna e eshnat pa vorre…