E fyeu Albin Kurtin, FFK e dënon gjyqtarin e futbollit - Gazeta Express
string(53) "e-fyeu-albin-kurtin-ffk-e-denon-gjyqtarin-e-futbollit"

Gazeta Express

26/03/2020 12:58

E fyeu Albin Kurtin, FFK e dënon gjyqtarin e futbollit

Gazeta Express

26/03/2020 12:58

Qëndrim Vatës do t’i kushtojë shtrenjtë një postim që e kishte bërë mbrëmë duke e fyer Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur ta ndëshkojë gjyqtarin kosovar për postimin e bërë në rrjetet sociale.

“Komisioni i Gjyqtarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të kodeksit të mirësjelljes për të gjithë anëtarët e FFK-së, e ku janë të përfshirë edhe gjyqtarët, ka vendosur masën e pezullimit për gjyqtarin Qendrim Vata, për shkak të deklaratës së tij në rrjetet sociale, me ç’rast ka bërë ofendim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Njëherësh Komisioni i Gjyqtarëve lëndën e këtij rasti e delegon tek Komisioni Disiplinor i FFK-së, ku do të kërkohet edhe deklaratat e të lartpërmendurit”, shkruan në njoftimin e kryetarit të Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani.

Komisioni i Gjyqtarëve ndërkohë iu bën thirrje të gjithë gjyqtarëve që të mos shprehin qëndrime politike, e aq më pak të shprehen në forma të tilla ofenduese për cilindo politikan apo institucion, duke shtuar se sporti është vetëm sport. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement