E dhimbshme, burri që ra nga objekti në ndërtim në Vushtrri ishte punëtor, thotë policia - Gazeta Express
string(86) "e-dhimbshme-burri-qe-ra-nga-objekti-ne-ndertim-ne-vushtrri-ishte-punetor-thote-policia"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 15:00

E dhimbshme, burri që ra nga objekti në ndërtim në Vushtrri ishte punëtor, thotë policia

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 15:00

Personi që ra sot nga kati i një objekti në ndërtim e sipër kishte qenë punëtor, konfirmoi për Gazetën Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Ai fillimisht ishte dërguar në gjendje të rëndë në emergjencën e spitalit të Vushtrrisë, por nuk arriti t’i mbijetonte lëndimeve që mori.

“Nga emergjenca e spitalit të Vushtrrisë është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën”, tha Prekazi pak më herët për gazetën.

Gjithashtu, ai tha se njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement