Kapiteni i Real Madrid, Dani Carvajal, po kalon ditët e tij të fundit si lojtar në “Santiago Bernabéu”, aty ku ka kaluar pothuajse gjithë karrierën e tij. 34-vjeçari njoftoi këtë javë largimin nga klubi, pasi “Los Blancos” nuk i ofruan kontratë të re.
Të hënën e ardhshme, skuadra e Real Madridit do të nisë përgatitjet për FIFA World Cup, ndërsa disa lojtarë do të nisin pushimet. Ndeshja e fundit e sezonit do të zhvillohet të shtunën mbrëma kundër Athletic Club, ku Carvajal do të marrë një homazh special për 13 vitet e tij në klub.
Për këtë arsye, të mërkurën mbrëma Carvajal organizoi një darkë lamtumire. Lojtarë, anëtarë të stafit teknik dhe punonjës të klubit të afërt me të ishin të ftuar, por sipas Cadena Cope, Álvaro Arbeloa nuk ishte mes tyre. Kjo ka shtuar spekulimet për një marrëdhënie jo të mirë mes dyshes.
Raportohet se Carvajal është zhgënjyer nga mungesa e minutave në fund të sezonit, ndërsa preferenca iu dha Trent Alexander-Arnold, i cili u transferua verën e kaluar si zëvendësues afatgjatë i tij.
Zërat për tensione mes Carvajalit dhe Arbeloas nisën në shkurt, kur trajneri preferoi talentin e ri David Jiménez në ndeshjen ndaj Valencia. Pas takimit, Carvajal u pa duke shfaqur pakënaqësinë e tij, ndërsa edhe gjatë muajve mars dhe prill Arbeloa vazhdoi të preferonte opsione të tjera.
Më vonë, Carvajal u pa edhe duke tallur mbrojtjen e Alexander-Arnold gjatë barazimit 1-1 ndaj Real Betis.
Mungesa e aktivizimit ka bërë që Carvajal të mbetet jashtë planeve të Spanja për Kupën e Botës, turne që me shumë gjasa do të ishte i fundit për të me “La Roja”. Situata raportohet se e ka irrituar shumë mbrojtësin spanjoll.