Largimi i Xabi Alonso nga posti i trajnerit ka hapur shpresë për rinovimin e kontratës së Vinicius Jr, pasi drejtuesit e klubit e shohin brazilianin si pjesë kyçe të së ardhmes.
Megjithatë, sipas MARCA, situata mbetet e pasigurt për shkak të diferencës mes kërkesave të lojtarit dhe ofertës së klubit, tensioneve me tifozët që e kanë sharë në disa ndeshje dhe performancës jo të mirë të fundit.
Vinicius ka mbështetjen e klubit dhe trajnerit të ri Alvaro Arbeloa, por rinovimi ende nuk duket i afërt. Vetëm paraqitjet e shkëlqyera në fushë mund të rikthejnë besimin e tifozëve dhe të ndikojnë në të ardhmen e tij te Bernabeu. /GazetaExpress
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...