Dyshohet se qytetari i dha para inspektorit të ATK'së që t'i lehtësojë procedurat e kontrollit, arrestohen të dy - Gazeta Express
string(109) "dyshohet-se-qytetari-i-dha-para-inspektorit-te-atkse-qe-ti-lehtesoje-procedurat-e-kontrollit-arrestohen-te-dy"

Dyshohet se qytetari i dha para inspektorit të ATK’së që t’i lehtësojë procedurat e kontrollit, arrestohen të dy

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 18:02

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për “Dhënie ryshfeti dhe “Marrje ryshfeti”.

Policia thotë se një inspektor i ATK’së dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare, pasi në terminalin doganor në Mitrovicë ka marrë një shumë të hollash nga një qytetar.

Lexo Edhe:

“Me datë 24.04.2024 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë jug, janë informuar se një zyrtar-inspektor i ATK-së dyshohet se mund të ketë keqpërdorur detyrën zyrtare, ku gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në terminalin Doganor në Mitrovicë dyshohet se nga një qytetar/palë në procedurë ka pranuar një shumë të hollash.”

Policia bën të ditur se janë siguruar dëshmi që qytetari me qëllim të lehtësimit të procedurave të kontrollit, i kishte ofruar para të gatshme zyrtarit të ATK-së të cilat i janë gjetur në xhepin tij dhe të njëjtat i janë sekuestruar përkohësisht si provë materiale relevante për veprën penale.

“Gjatë punës operative dhe hetimore në bashkëpunim edhe me zyrtarë të Policisë Kufitare, në hapësirat e terminalit Doganor në Mitrovicë janë siguruar dëshmitë se i dyshuari mashkull me qëllim të lehtësimit të procedurave të kontrollit, i kishte ofruar para të gatshme zyrtarit të ATK-së të cilat i janë gjetur në xhepin tij dhe të njëjtat i janë sekuestruar përkohësisht si provë materiale relevante për veprën penale.”

Të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Lidhur me rastin të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim në prezencën e avokatëve, ku pas përfundimit të intervistave është njoftuar prokurori kompetent, i cili të dyshuarve u ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orësh.”