Dyshohet se ka shkëmbyer mesazhe me një 15-vjeçare, Bournemouthi reagon për lojtarin e tij - Gazeta Express
string(89) "dyshohet-se-ka-shkembyer-mesazhe-me-nje-15-vjecare-bournemouthi-reagon-per-lojtarin-e-tij"

Futboll

Gazeta Express

08/05/2026 15:31

Dyshohet se ka shkëmbyer mesazhe me një 15-vjeçare, Bournemouthi reagon për lojtarin e tij

Futboll

Gazeta Express

08/05/2026 15:31

Bournemouthi ka njoftuar se mbrojtësi Alex Jimenez nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e Premierligës kundër Fulhamit të shtunën, për shkak të një hetimi që po vazhdon.

Postime lidhur me mbrojtësin e djathtë 21-vjeçar kanë qarkulluar në rrjetet sociale, shkruan “Gazeta Express”.

Ai dyshohet se ka shkëmbyer mesazhe me një 15-vjeçare në rrjetet sociale, me një nga mesazhet e tij që dyshohet se shkruante: “Nuk kam shkruar asnjëherë me një vajzë më të vogël se unë, më pëlqejnë”.

“Cherries” kanë publikuar një deklaratë, duke konfirmuar se kanë hapur një hetim.

“AFC Bournemouth është në dijeni të postimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe që përfshijnë mbrojtësin e djathtë Alex Jimenez”, thuhet në deklaratë.

“Klubi e kupton seriozitetin e çështjes dhe ajo aktualisht po hetohet. Si rezultat, Alex nuk do të përfshihet në skuadër për ndeshjen e nesërme të Premierligës kundër Fulhamit dhe klubi nuk do të bëjë komente të tjera në këtë moment”, thuhet tutje.

Jimenez, i cili iu bashkua Bournemouthit me kontratë të përhershme nga Milani në janar pas një periudhe fillestare huazimi, ka zhvilluar 31 paraqitje për klubin këtë sezon.

Ai ka luajtur në çdo ndeshje të Premier League për “Cherries” që nga nëntori, duke qenë titullar në të gjitha përveç njërës prej tyre.

Bournemouthi ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë me tri ndeshje të mbetura dhe ende mund të kualifikohet për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Klubi nuk ka luajtur kurrë më parë në një garë evropiane.

Trajneri Andoni Iraola ka konfirmuar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit pas tri vitesh në krye.

Spanjolli po lidhet me postin që së shpejti do të mbetet vakant te Crystal Palace, pasi edhe trajneri i tyre Oliver Glasner pritet të largohet.

Bournemouthi udhëton në “Craven Cottage” të shtunën për t’u përballur me Fulhamin, para se ta mbyllë sezonin në shtëpi me një ndeshje kundër Manchester Cityt të martën e ardhshme.

Ndeshja e fundit e sezonit do t’i shohë ata përballë Nottingham Forest në “City Ground”.

“Cherries” nuk kanë humbur asnjë nga 15 ndeshjet e fundit në Premierligë, duke fituar shtatë prej tyre – përfshirë edhe ndaj liderit Arsenalit – dhe duke barazuar tetë të tjera./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement