PDK'së i bashkohet Naim Telaku, Hamza: Profesionist me doktoraturë në Vjenë, i bën nderë listës sonë - Gazeta Express
string(96) "pdkse-i-bashkohet-naim-telaku-hamza-profesionist-me-doktorature-ne-vjene-i-ben-ndere-listes-sone"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 16:13

PDK’së i bashkohet Naim Telaku, Hamza: Profesionist me doktoraturë në Vjenë, i bën nderë listës sonë

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 16:13

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka njoftuar se profesori Naim Telaku do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të kësaj partie për deputet.

“Në Partinë Demokratike të Kosovës, sot e mirëprita edhe Dr. Sc. Naim Telakun, profesor dhe profesionist me përvojë të gjatë akademike e shkencore, i cili do të jetë pjesë e listës sonë të kandidatëve për deputetë. Me një rrugëtim të pasur akademik nga Prishtina e Mynihu, deri te doktoratura në Vjenë, si dhe me kontribut të çmuar në fushën e psikologjisë, arsimit universitar dhe licencimit profesional në Kosovë, Dr. Telaku i bën nder jo vetëm listës sonë, por edhe përfaqësimit dinjitoz qytetar që i duhet vendit. Mirë se erdhe, profesor!”, shkroi Hamza.

Ai tha se Kosovës i duhen dije, profesionalizëm dhe njerëz që i shërbejnë shoqërisë me integritet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement