Dybala mund të përfundojë në Spanjë - Gazeta Express
string(35) "dybala-mund-te-perfundoje-ne-spanje"

Futboll

Gazeta Express

23/06/2022 9:49

Dybala mund të përfundojë në Spanjë

Futboll

Gazeta Express

23/06/2022 9:49

Paulo Dybala është në një nxitim për të gjetur një klub të ri dhe sipas raportimeve në Itali, ai mund të përfundojë duke luajtur në Spanjë.

Real Madrid dhe Atletico mund të transferojnë argjkentinasin, por vetëm nëse shesin disa nga sulmuesit e tyre, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi argjentinas ka disa muaj që është në bisedime me Interin, por negociatat tashmë janë pezulluar.

Ish-kampionët e Serie A janë të vendosur të takojnë ndërmjetësuesin Fabrizio De Vecchi, por tashmë e kanë bërë të qartë se nuk do ta ngrenë ofertën e tyre.

Interi ka siguruar shërbimet e Romelu Lukakut, i cili do të kthehet në huazim nga Chelsea, ndaj nuk po ngutet për të arritur marrëveshje me Dybalan.

Për shkak të çështjeve ekonomike, ata gjithashtu duhet të shesin të paktën dy sulmues përpara se të nënshkruajnë me ish-yllin e Juventusit. /Gazeta Express/