Dy serbë arrestohen nga Policia e Kosovës: Kishin futur ilegalisht pemë dhe perime në Kosovë - Gazeta Express
string(91) "dy-serbe-arrestohen-nga-policia-e-kosoves-kishin-futur-ilegalisht-peme-dhe-perime-ne-kosove"

Dy serbë arrestohen nga Policia e Kosovës: Kishin futur ilegalisht pemë dhe perime në Kosovë

Gazeta Express

02/04/2020 10:18

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shtetas të Serbisë, të cilët nga njësiti policor janë hasur me automjetin e tyre në të cilin automjet kishin pas të ngarkuar 3.5 ton pemë dhe perime të ndryshme.

Arrestimi ka ndodhur në fshatin Tresavë të Leposaviqit.

Lexo Edhe:

Sipas policisë, të dyshuarit ilegalisht kishin hyrë në Kosovë, kishin kontrabanduar mallrat dhe nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë gjatë epidemisë.

Pas intervistimit të të dyshuarve, janë ndërmarrë të gjitha veprimet policore sipas udhëzimeve të prokurorit./