Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me dy ndeshje tjera në program.
Vëllaznimi do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, ku fitorja është shumë e vlefshme për të dy skuadrat.
Kuqezinjtë janë vendin e pestë me shtatë fitore e nëntë humbje, kurse prizrenasit kanë pesë fitore e 11 humbje, andaj sfida është shumë e rëndësishme.
Takimi i fundit zhvillohet ndërmjet Istogut dhe Bashkimit.
Istogasit që për herë të parë janë në Superligë, kanë një fitore e 15 humbje, ku fitoren e vetme e kanë ndaj prizrenasve, që kanë pesë fitore e 11 humbje.