Dy ndeshje interesante sot në Superligë - Gazeta Express
string(39) "dy-ndeshje-interesante-sot-ne-superlige"

Basketboll

Gazeta Express

16/01/2021 9:19

Dy ndeshje interesante sot në Superligë

Basketboll

Gazeta Express

16/01/2021 9:19

Sot do të fillojë xhiroja e 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Nga tani pritet të rritet kualiteti, sepse skuadrat kanë bërë disa përforcime për stinorin vjeshtor.

Ndeshja e parë zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Vëllaznimit. Vreshtarët përfunduan stinorin vjeshtor në vendin e parë me 11 fitore dhe tri humbje, kurse kuqezinjtë në vendin e shtatë me katër fitore dhe dhjetë humbje.

Lexo Edhe:

Përballja e dytë është ndërmjet rivalëve të vjetër Bashkimit dhe Trepçës, shkruan Gazeta Express

Dy skuadrat kanë bërë disa ndryshime në afatin kalimtar, ku mitrovicasit kanë rikthyer Drilon Hajrizin, për t’iu ndihmuar në realizimin e objektivave.

Prizrenasit kanë tetë fitore dhe gjashtë humbje, derisa mitrovicasit dy fitore dhe 12 humbje.

15:00 Rahoveci – Vëllaznimi

17:00 Bashkimi – Trepça

/Gazeta Express/