Dy klubet e mëdha angleze në garë për Asension - Gazeta Express
string(46) "dy-klubet-e-medha-angleze-ne-gare-per-asension"

Sport

Gazeta Express

05/02/2023 18:08

Dy klubet e mëdha angleze në garë për Asension

Sport

Gazeta Express

05/02/2023 18:08

Real Madridi duket se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e disa futbollistëve të skuadrës së parë.

Nacho Fernandez, Dani Ceballos dhe Marco Asensio janë tre prej futbollistëve që do të mbesin të lirë në verë, pasi kontratat e tyre do të skadojnë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përveç raportimeve nga mediat spanjolle, ende nuk ka diçka konkrete rreth bisedimeve për vazhdimin e bashkëpunimit me ndonjërin futbollist.

Të tre futbollistët e përmendur kanë kontribuar mjaft në kohët e fundit për “Los Blancos”, pasi Carlo Ancelotti është detyruar të mbështetet tek ta shkaku i lëndimeve të shumta.

Sa i përket Asensios, ai është pjesë e Real Madridit që nga viti 2014. Megjithatë, ai mund të largohet pas nëntë vjetësh nga “Santiago Bernabeu” nëse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje për rinovim të kontratës.

Por, 27-vjeçari nuk do të ketë mungesë opsionesh nëse do të largohet.

Sipas mediumit britanik, “Express”, dy klubet e mëdha angleze, Arsenali dhe Liverpooli, janë të interesuar për të nënshkruar me reprezentuesin e Spanjës.

Agjenti i Asensios thuhet se do të udhëtojë drejt Anglisë javën e ardhshme për të biseduar me zyrtarët e dy klubeve rreth një transferimi të mundshëm.

Marcos Asensio thuhet se dëshiron të qëndrojë në Madrid, por ai mund të detyrohet të largohet nëse Real Madridi nuk i ofron një kontratë të re. /Gazeta Express/