“Dy javë kam qarë”, Teuta Krasniqi flet për skenën në film ku u shfaq lakuriq - Gazeta Express
string(74) "dy-jave-kam-qare-teuta-krasniqi-flet-per-skenen-ne-film-ku-u-shfaq-lakuriq"

Gazeta Express

18/10/2020 15:15

“Dy javë kam qarë”, Teuta Krasniqi flet për skenën në film ku u shfaq lakuriq

Gazeta Express

18/10/2020 15:15

Aktorja e mirënjohur Teuta Krasniqi ka disa kohë që nuk ka qenë shumë aktive në jetën e saj profesionale, seriali i fundit që ajo ka marrë pjesë ka qenë Istar.

Aktorja si duket kohët e fundit ka qëndruar në hije, por ajo vazhdimisht përflitet për jetën e saj private, dhe për çdo gjë tjetër që ka të bëjë me të.

Lexo Edhe:

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, në këtë intervistë aktorja është pyetur se si është ndjerë kur iu është propozuar një skenë ku ajo ka qenë e tëra lakuriq.

“Kam qenë shumë në dilema për këtë film, madje dy javë kam qa. Sot jam shumë e penduar pse kam qarë”, tha ajo.

Poashtu ajo shtoi se e kishte pas ëndërr të punonte me regjisorin e njohur Xherxh Gjuvanin, me regjisorin e po këtij filmi, por thotë se në momentin që ka kuptuar se do të ketë një pjesë ku ajo duhet të jetë e tëra e zhveshur është dëshpëruar.

“Më mbeti në fyt. Si aktore është budallaki të mendosh se do të zhvishem e çfarë pastaj thonë njerëzia. Unë në atë kohë nuk e kisha luksin të mendoj vetëm si aktore pasi merresha me emisione humanitare e emisione të fëmijëve,” përfundoi aktorja.

Megjithatë Teuta kur ka parë filmin, gjithçka iu është dukur në rregull, dhe thotë se është penduar që kishte vuajtur aq shumë.