Dy derbit e vjetër në Superligë - Gazeta Express
string(31) "dy-derbit-e-vjeter-ne-superlige"

Basketboll

Gazeta Express

07/03/2021 8:56

Dy derbit e vjetër në Superligë

Basketboll

Gazeta Express

07/03/2021 8:56

E diela është e rezervuar për skuadrat rivale në basketbollin e Kosovës. Trepça do të ballafaqohet me Bashkimin.

Mitrovicasit janë në formë shumë të mirë dhe këtë formë të mirë do të mundohen ta vazhdojnë edhe përballë prizrenasve, që në dy xhirot e fundit pësoi humbje nga Ponte Prizreni dhe Sigal Prishtina.

Lexo Edhe:

Trepça ka tetë fitore dhe 13 humbje, derisa Bashkimi 10 fitore dhe 11 humbje.

Përballja e fundit është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, dy rivalët e vjetër. Bardhekaltrit pësuan nga Vëllaznimi, por fituan ndaj Bashkimit, kurse pejanët hyjnë me ndryshime, ku së fundi si trajner është angazhuar ish-trajneri i prishtinasve, Dragan Radoviq.

Prishtinasit kanë shtatë fitore dhe 14 humbje, kurse pejanët 12 fitore dhe nëntë humbje.

E diel

17:00 Trepça – Bashkimi 

19:00 Sigal Prishtina – Peja