Dukagjini sot nis përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e Ismet Munishit - Gazeta Express
string(77) "dukagjini-sot-nis-pergatitjet-per-sezonin-e-ri-nen-drejtimin-e-ismet-munishit"

Sport

Gazeta Express

26/06/2024 12:34

Dukagjini sot nis përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e Ismet Munishit

Sport

Gazeta Express

26/06/2024 12:34

Klubi i Dukagjinit të Klinës do të nisë sot përgatitjet për sezonin e ri 2024/25.

Tashmë skuadra ka pësuar ndryshime në fondin e lojtarëve, por po ashtu edhe në shtabin teknik.

Në krye të klubit nga Klina do të jetë Ismet Munishi, i cili njëherit është edhe analist i emisionit “Favorit” në T7.

Ismet Munishi sot do të fillojë punën e tij të re si trajner, gjersa po ashtu do të jetë takimi i parë edhe me lojtarët e Dukagjinit.

Nisjen e përgatitjeve e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, madje duke thënë se do të njoftojnë shumë shpejtë edhe për transferimet e reja.

“Ju njoftojmë se sot duke filluar nga ora 17:00 ne stadiumin “18 Qershori”, Klinë, do të fillojmë përgatitjet për sezonin e ri 2024/2025, ndërsa për transferimet e reja dhe ndryshimet tjera ne klub do t’ju njoftojmë shumë shpejt”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.

Dukagjini sezonin e kaluar përfundoi në vendin e shtatë në tabelë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement