Stadiumi “18 Qershori” do të jetë nikoqir i përballjes mes Dukagjinit dhe Ballkanit, në kuadër të xhiros së 18-të të Albi Mall Superligës.
Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për të dyja skuadrat. Dukagjini, aktualisht e treta në tabelë me 28 pikë, kërkon të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive, ndërsa Ballkani, lider me katër pikë më shumë, synon të mbajë distancën nga ndjekësit pas tre fitoreve radhazi.
Formacionet zyrtare:
Pritet një përballje e fortë, me dy skuadrat që do të luftojnë për tre pikët e rëndësishme në këtë fazë të kampionatit. /GazetaExpress