Duda Balje lajmërohet në 'Facebook', zbulon votën për Trustin - Gazeta Express
string(58) "duda-balje-lajmerohet-ne-facebook-zbulon-voten-per-trustin"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2022 11:24

Duda Balje lajmërohet në ‘Facebook’, zbulon votën për Trustin

Lajme

Gazeta Express

23/06/2022 11:24

Duda Balje, deputete e Kuvendit të Kosovës, ka treguar të enjten që do ta votojë Projektligjin për tërheqjen e një pjese të kursimeve në Trust.

Qëndrimi i Baljes është i ndryshëm nga subjekti politik me të cilin deputetja nga komuniteti boshnjak ka koalicion; Lëvizja Vetëvendosje.

Lexo Edhe:

Partia që drejtohet nga Albin Kurti e konsideron si gabim tërheqjen e Trustit, duke pretenduar që ka pasoja afatgjate.

Por deputetja Duda Balje ka thënë se e kupton tërheqjen e Trustit.

“Unë jam PËR trustin, sepse e kuptoj”, ka shkruar ajo në Facebook.

Projektligji për Trustin është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe po mbështetet edhe nga partitë e tjera opozitare. /Express