Dua në Rolling Stones “Shqiptarë gjithandej” – albumi i saj i fundit bazuar në romancat e saj - Gazeta Express
string(89) "dua-ne-rolling-stones-shqiptare-gjithandej-albumi-i-saj-i-fundit-bazuar-ne-romancat-e-saj"

Yjet

Gazeta Express

16/01/2024 22:48

Dua në Rolling Stones “Shqiptarë gjithandej” – albumi i saj i fundit bazuar në romancat e saj

Yjet

Gazeta Express

16/01/2024 22:48

Dua Lipa është paraqitur në një intervistë për “Rolling Stones “ e cila është botuar në të gjitha edicionet e saj në mbarë botën derisa ka folur për gazetaren e njohur të kësaj reviste, Brittany Spanos.

Spanos në këtë intervistë e ka përshkruar Dua Lipën dhe paraqitjen e saj në këtë intervistë, derisa ajo është paraqitur me flokë të kuq të errët dhe dukej për mrekulli.

Fillimisht, kosovarja, kishte zgjedhur edhe restorantin për ta bërë këtë intervistë e që ishte shqiptar dhe i njohur i babit të saj.

“Kjo ishte edhe arsyeja pse pronari – i cili e njeh babanë e saj – e që është me oirgjinë shqiptare na bëri një desert gratis”, ka shkruar Spanos nga Rolling Stones.

Pas desertit Dua i asaj duke ngritur super.

“Shqiptarë gjithandej”, i thotë Dua asaj, duke ngritur supet.

Albumi i saj i tretë pritet që të dalë në fund të këtij viti dhe kap një një periudhë ndryshimesh të mëdha në jetën e saj, duke përfshirë fundin e një marrëdhënieje dashurie dhe disa takime të reja dashurie.

Dua githashtu ka bërë ndryshime në stafin e menaxhimit të saj derisa ka blerë të gjitha të drejtat për muzikën e saj. Pos, kësaj, Dua ka realizuar edhe projekte të saj të reja përfshirë këtu buletinin për me të rejat e saj që quhet Service95 dhe tashmë ka filluar të luajë edhe si aktore për një produksion filmik – duke bërë që e ardhmja e saj të jetë edhe më e ndritur.

Në këtë intervistë të gjatë Dua ka folur për planet e saj në albumin e tretë dhe për lidhjet e saj të dashurisë.

“Jam e shtytur që të mësojë nga aftësitë e mija për të mësuar nga gabimet”, thotë ajo, “mesime që ndoshta nuk duhet të jem kaq e zënë tërë kohën dhe të jem OK me këtë”.

“Nuk e di, por jam duke mësuar shumë nga kjo gjë”.

Pos kësaj, Dua ëshgtë njëra prej këngëtarëve më të ftuara në tërë botën. Kur atë nuk e therret ylli i muzikës rock Elton John në një darkë luksoze, këtë e bënë Mick Jagger që e ftoi atë në festën e tij të Krishtlindjes.

 “Ne patëm një festë të madhe vallëzimi, duke vallëzuar me Mick Jagger në dhomën e tij të ndejës”, thotë Dua duke qeshur.

Pavarësisht që ajo është e pranishme çdokund, kritikët mendojnë se vetëm pak është shfaqur nga talenti i saj.

Për Duan muzika është një punë dhe edhe jeta e saj personale përcillet me të.

“Më pëlqen të jetoj jetën time, të bëj fotot e mia, të shkruaj këngët e mia”, thotë ajo.

“Unë nuk jam e interesuar të përpiqem të jem kontradiktore ose të bëj diçka për të marrë vëmendje nga mediat”.

Dua tregoi se Instagrami është platforma e vetme të cilën e menaxhon ajo vetë.

Lipa po punon shumë tani. Fansat e saj janë duke pritur me padurim albumin e saj të tretë, të cilin e kanë quajtur DL3.

Për këtë ajo thotë se bazohet në pop-kulturën psikodelike të kulturës britanike, derisa albumi është frymëzuar nga Primal Scream dhe Massive Attack, që do të jenë elementet kryesore që do ta përcjellin albumin e saj.

Por, Dua nuk do të largohet nga origjinaliteti dhe veçantia e saj dhe ajo çka e ka sjellë deri këtu. Ajo do të vazhdojë të ju sjellë fansave gjëra të mira.

“Po lëviz me qetësi në stilin ‘asgjë nuk është fundi i botës’”, thotë ajo.  /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement