Dua Lipa tregon një anë tjetër të 'Titanic' në videoklipin e këngës së re "We're good" - Gazeta Express
string(81) "dua-lipa-tregon-nje-ane-tjeter-te-titanic-ne-videoklipin-e-kenges-se-re-were-good"

Dua Lipa tregon një anë tjetër të ‘Titanic’ në videoklipin e këngës së re “We’re good”

Rozë

Gazeta Express

12/02/2021 10:31

Dua Lipa ka publikuar pjesën e dytë të albumit të saj shumë të suskeshëm, Future Nostalgia dhe njërës prej këngëve të reja ia ka realizuar edhe videoklip.

Pas suksesit të madh me albumin e saj ‘Future Nostalgia’, Dua Lipa pas shumë paralajmërimeve ka postuar edhe një pjesë të dytë të këtij albumi, ku përfshin edhe katër këngë të reja të padëgjuara më parë.

Lexo Edhe:

E një nga këngët ka titullin “We’re Good”, të cilën e ka publikuar edhe me një videoklip mjaft interesant, shkruan Gazeta Express.

Këngëtarja shfaqet si performuese në mbrëmjet e darkave luksoze që mbaheshin në anijen e famshme të ‘Titanic’ derisa klasa e pasur hanin ushqime deti e pinin verëra luksoze.

Dua me anë të videoklipit tregon anën tjetër të ngjarjes para dhe pas fundosjes së anijes.

Lipa gjithashtu ka publikuar në album këngë të reja me tituj: “Not my problem”, “If it ain’t me” dhe “That kind of woman”./Gazeta Express/