Dua Lipa nuk i ndahet Hadidëve, uron “vjehrrën” për ditëlindje - Gazeta Express
string(59) "dua-lipa-nuk-i-ndahet-hadideve-uron-vjehrren-per-ditelindje"

Dua Lipa nuk i ndahet Hadidëve, uron “vjehrrën” për ditëlindje

Yjet

Gazeta Express

11/01/2021 22:20

Pas lidhjes me Anwar Hadid, Dua Lipa është bërë pjesë e pandarë e familjes së tij.

Ata kalojnë një pjesë të mirë të kohës bashkë dhe marrëdhënia e tyre është mjaftë e ngushtë me njërin.

Lexo Edhe:

Ndërkaq, nuk mungojnë as fotot me nënën e Anëar në rrjetet sociale të këngëtares dhe duket se të dyja përveç marrëdhënies nuse-vjehërr janë edhe dy shoqe shumë të mira.

Në rrjetet sociale të ish-modeles holandeze gjen pafund foto të fëmijëve dhe tashmë mbesës së saj të vogël, duke dhënë kështu detaje që vetë Hadidët po i fshehin.

E padyshim në këto postime nuk mungojnë as  Zayn dhe as Dua.

Yolanda mundohet mos t’i diferencojë nga fëmijët e saj dhe shpeshherë poston edhe foto të tyre.

Ditën e sotme Yolanda feston ditëlindjen dhe sigurisht Dua i bëri asaj një urim publik. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto krah nënës së parterit të saj ku shkruan “Gëzuar ditëlindjen”. /GazetaExpress/L.K/