(E përditësuar)
Dua Lipa ka shënuar edhe një sukses sonte në çmimet Brits Awards
Këngëtarja kosovare ka fituar çmimin për “Albumin më të mirë” apo “Brits Mastercard Album”.
Ky është çmimi i dytë i Duas gjatë ceremonisë së sotme derisa ajo është e nominuar edhe në një kategori. /GazetaExpress/
Round of applause to @DUALIPA for winning @BRITs Mastercard Album? #BRITs pic.twitter.com/Ns6eI1ZvKk
— MastercardUK (@MastercardUK) May 11, 2021
Dua fiton çmimin për “Best Solo Artist”, kërkon rritje page për mjekët në Angli
Këngëtarja kosovare Dua Lipa ka vazhduar me sukseset e saj në skenën ndërkombëtare.
Dua ka arritur që të fitojë sonte çmimin për Best Solo Artist në Britani derisa ajo ka mbajtur edhe një fjalim tepër të fuqishëm para audiencës së njërit prej festivaleve ku vlerësohen artistët britanikë.
A powerful message from @DUALIPA tonight ?? #BRITs pic.twitter.com/KwP7tOr5dE
— BRIT Awards (@BRITs) May 11, 2021
“Mendoj se ajo që ne duhet të bëjmë sonte është një duartrokitje e madhe dhe të dërgojmë një mesazh Borisit (kryeministër britanik” që të mbështes dhe të këtë një rritje page për punëtoret e vijës së parë shëndetësore në Britani”, ka thënë Dua.
We're excited to announce that @DUALIPA has won the award for Female Solo Artist in association with @AmazonMusicUK!! #BRITs pic.twitter.com/nubOSzTsTF
— BRIT Awards (@BRITs) May 11, 2021
Përpos kësaj kategorie, Dua është e nominuar edhe në dy kategori të tjera. /GazetaExpress/