Driton Muharremi jep dorëheqje nga pozita e anëtarit në KGJK - Gazeta Express
string(61) "driton-muharremi-jep-doreheqje-nga-pozita-e-anetarit-ne-kgjk1"

Driton Muharremi jep dorëheqje nga pozita e anëtarit në KGJK

Lajme

Gazeta Express

06/08/2021 14:49

Anëtari i Këshillit Gjyqësot të Kosovës, Driton Muharremi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e anëtarit në këtë Këshill, shkruan Gazeta Express.

Kjo pas publikimit të audio-incizimeve nga portalin Shqip.com, e ku është i përfshirë edhe ai.

Lexo Edhe:

Për dorëheqjen e tij ka njoftuar edhe KGJK-ja përmes një njoftimi për media.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka pranuar sot deklaratën e dorëheqjes së parevokueshme të anëtarit të KGjK-së z. Driton Muharremi. Z. Muharremi, në deklaratën drejtuar Kryesuesit dhe anëtarëve të KGjK-së, thekson se, jep dorëheqje të parevokueshme me të vetmin qëllim që institucioni i KGjK-së të mbetet i pa kontestuar jo vetëm për publikun, por edhe nga grupet e interesit që kanë tendenca të ndërhyrjes në sistemin gjyqësor. KGjK, do të njoftoj Kuvendin e Republikës së Kosovës për zëvendësimin e anëtarit të dorëhequr”, thuhet në njoftim. /Express/