Drita njofton largimin e ukrainasit, Denys Kostyshyn - Gazeta Express
string(51) "drita-njofton-largimin-e-ukrainasit-denys-kostyshyn"

Futboll

Gazeta Express

09/12/2025 20:10

Drita njofton largimin e ukrainasit, Denys Kostyshyn

Futboll

Gazeta Express

09/12/2025 20:10

Kampioni aktual i Superligës së Kosovës, Drita ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin ukrainas, Denys Kostyshyn.

Drita ka bërë me dije se futbollisti 28-vjeçar largohet nga klubi me marrëveshje të dyanshme.

Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Mbyllim bashkëpunimin me futbollistin tonë, Denys Kostyshyn. Pas një periudhe prej afro një viti bashkëpunimi, kemi vendosur të ndajnë rrugët në mënyrë miqësore. Klubi ynë i uron Denysit shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij”, shkruan Drita.

Kostyshyn i ishte bashkuar Dritës gjatë merkatos së dimrit të këtij viti, në shkurt të 2025-ës, nga Oleksandriya e Ukrainës.

Me Dritën, futbollisti ukrainës e fitoi titullin e Superligës së Kosovës, në sezonin 2024/25./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement