Drenit Tahirukaj ka një premtim për tifozët para ndeshjes kundër Bosnjë-Hercegovinës në Prishtinë - Gazeta Express
string(97) "drenit-tahirukaj-ka-nje-premtim-per-tifozet-para-ndeshjes-kunder-bosnje-hercegovines-ne-prishtine"

Drenit Tahirukaj ka një premtim për tifozët para ndeshjes kundër Bosnjë-Hercegovinës në Prishtinë

Sport

Gazeta Express

06/03/2023 21:49

Drenit Tahirukaj po shquhet me efikasitet te Kreuzlingeni në elitën e Zvicrës në hendboll.

Ka kohë që Drenit Tahirukaj është edhe te Kombëtarja e Kosovës prej lojtarëve kryesorë. Beku që luan me dorën e majtë, shquhet për shkëputjen dhe goditjen e fortë nga distanca.

Lexo Edhe:

Suksesi në ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën do të varet edhe nga forma e Drenitit dhe fundorëve të tjerë të “Dardanëve”.

Ndeshja Kosova – Bosnjë-Hercegovina luhet të mërkurën prej orës 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

“Synimet tona janë të qarta, që të arrijmë të marrim pikë në të dy ndeshjet kundër Bosnjës. Natyrisht, jemi në palestrën tonë, në shtëpinë tonë dhe presim përkrahje maksimale. Prandaj ftojmë të gjithë hendbolldashësit të jenë në numër sa më të madh në palestrën e sporteve në Prishtinë. Ju premtojmë që nuk do t’iu zhgënjejmë”, ka theksuar Tahirukaj.

Ai në Kombëtaren e Kosovës luan së bashku me vëllain Drilonin. Të dy janë së bashku edhe te Kreuzlingeni. /Gazeta Express/