Trepça ka vazhduar me formë të lartë, duke shënuar fitoren e 12-të radhazi në elitë, ndërsa nuk e kishte aspak lehtë përballë Proton Cable Prizrenit, ku mitrovicasit triumfuan në çastet e fundit 68:71 (12:18, 25:14, 15:18, 16:21).
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, por në katër minutat e fundit të kësaj pjese, vendasit shënuan vetëm dy pikë, përkundër nëntë sa shënuan mysafirët, duke përfunduar kjo pjesë 12:18.
Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë dhe në periudhën e dytë kishin deri në dhjetë pikë epërsi 20:30, por nga ky moment prizrenasit me një seri të jashtëzakonshme prej 17:2, shkuan në pushim me rezultat 37:32.
Lojë interesante u vazhdua në pjesën e dytë, ku tre minuta nga fundit, prizrenasit po fitonin 64:59, megjithatë në çastet vendimtare, mitrovicasit ishin më të vëmendshëm 68:71.
Isaiah Kelly ishte më i miri te vendasit me 16 pikë e dhjetë kërcime, derisa Jordy Tshimanga ishte më i miri te mysafirët me 18 pikë e 14 kërcime.
Proton Cable Prizreni ka pesë fitore e katër humbje, kurse Trepça 17 fitore e dy humbje. /Gazeta Express/