Dosja e Prokurorisë për Karaçevën zbulon detaje të grupit të organizuar kriminal - Gazeta Express
string(80) "dosja-e-prokurorise-per-karaceven-zbulon-detaje-te-grupit-te-organizuar-kriminal"

Dosja e Prokurorisë për Karaçevën zbulon detaje të grupit të organizuar kriminal

Gazeta Express

20/09/2020 18:14

Dosjen e Prokurorisë së Gjilanit shpalos gjithë organizimin e kontrabandës me mallra, organizimin e skemave priamidale e bizhozit të paligjshëm në rastin Karaçeva.

Në këto dosje të Prokurorisë për 33 personat e arrestuar në mesin e tyre edhe zyrtarë policor, janë dhënë detaje se si kishte funksionuar ky grup i dyshuar për vepra të ndryshme të kundërligjshme.

Lexo Edhe:

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan një muaj paraburgim për 33 personat e arrestuar nga Njësia Speciale e Policisë dhe Inspektoratit Policor të premtën në mbrëmje.

Aty bëhen të ditura dyshymet e organit të akuzës për personat e arrestuar pas një hetimi të gjatë të Prokurorisë dhe IPK-së.

Më poshtë gjeni dosjet e Prokurorisë të cilat i ka siguruar Gazeta Objektiv.