Dortmundi thellon krizën e Bremenit të Rashicës - Gazeta Express
string(47) "dortmundi-thellon-krizen-e-bremenit-te-rashices"

Dortmundi thellon krizën e Bremenit të Rashicës

Gazeta Express

22/02/2020 17:31

Borussia Dortmundi ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2:0 në ndeshjen kundër Werder Bremenit, duke ia thelluar kështu edhe më shumë krizën klubit të Milot Rashicës, i cili rrezikon të bie nga Bundesliga në fund të këtij sezoni.

Përkundër që ishte mysafir në Weser Stadion, Dortmundi e dëshmoi se është duke e synuar titullin e këtij sezoni të Bundesligës, duke e dominuar ndeshjen kundër Werder Bremenit edhe me posedim të topit, raste të krijuara dhe gola të shënuara, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dortmundi shënoi fitore me rezultat 2:0, falë golit të shënuar nga Dan-Axel Zagadou në minutën e 52-të dhe golit të shënuara nga talenti në superfornë Erling Haaland në minutën e 66-të të ndeshjes.

Milot Rashica nuk arriti të lë gjurmë të mëdha në këtë ndeshje dhe për këtë arsye u vlerësua me notë 6.7. Megjithatë, kosovari i pati tri goditje në këtë ndeshje – njëra brenda kuadratit të portës, njëra jashtë dhe tjetra u bllokua nga një mbrojtës i Dortmundit.

Me këtë fitore, Dortmundi mbetet vetëm katër pikë larg Bayernit, që është lider i tabelës së Bundesligës. Ndërsa, Bremeni është i radhitur në pozitën e parafundit në ligë, në vendin e 17-të me 17 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/