Donaldi tregon se a do të ribashkohet me Borën - Gazeta Express

TV/Film

Gazeta Express

11/10/2021 19:23

Donaldi tregon se a do të ribashkohet me Borën

TV/Film

Gazeta Express

11/10/2021 19:23

Që kur u ndan, Bora dhe Donaldi kanë qenë tejet të përfolur në media, si dhe fansat janë ata të cilët gjithmonë kanë bërë reagime sa i përket lidhjes së tyre.

Donaldi është bërë pjesë e “BBV” dhe aty nuk heziton të tregoi detaje nga jeta e tij private, transmeton Indeksonline.

Lexo Edhe:

Ishte gazetarja, Paloma ajo e cila i bëri pyetje për marrëdhënien me Borën si dhe cila ishte arsyeja e ndarjes mes tyre.

Biseda:

Paloma: As xhelozia?

Donaldi: Xhelozi mund të kemi pasur të dy.

Paloma: Ti e vuan tani?

Donaldi: Jo…tani jo.

Paloma: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz…

Donaldi: Jo, jo.

Paloma: Domethënë që është natyrë shumë posesive.

Donaldi: Për gjërat e mija po, siç kanë qenë edhe të tjerët xheloz (Bora)

Paloma: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes?

Donaldi: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë.

Paloma: Ti doje më shumë vëmendje?

Donaldi: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë.

Paloma: Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen në vazhdimësi bashkë?

Donaldi: Po nuk ta them dot, mbaroi intervista.

Paloma: Flisni me mesazhe apo jo?

Donaldi: Mbaroi intervista, duke mos dashur të thotë asgjë më shumë.