Sipas dokumenteve zyrtare të Prokurorisë Spanjolle në çështjen “Negreira”, disa nga faturat e paguara nga FC Barcelona ndaj ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Arbitrave, José María Enríquez Negreira, përmbajnë parregullsi serioze dhe përshkrime të dyshimta shërbimesh.
Mes faturave të përfshira në hetim janë:
Prokuroria thekson gjithashtu se Barcelona ka kryer pagesa edhe përmes kompanive të tjera të lidhura me Negreirën. Njëra prej tyre ishte në emër të djalit të tij, me përshkrimin “qëllime edukative”, ndërsa një tjetër kompani, e regjistruar në emër të ish-drejtuesit të Barcelonës Josep Contreras, ka marrë pagesa për punime rinovimi.
Këto fakte janë pjesë e hetimit në vazhdim, ndërsa autoritetet spanjolle po analizojnë nëse pagesat kishin justifikim real apo përbëjnë shkelje penale. /GazetaExpress