Haziri: Bresalci me Malësinë e Zhegocit na dha zemër, forcë e dashni për rikthimin e madh të LDK-së më 7 qershor - Gazeta Express
string(110) "haziri-bresalci-me-malesine-e-zhegocit-na-dha-zemer-force-e-dashni-per-rikthimin-e-madh-te-ldk-se-me-7-qershor"

Lajme

Gazeta Express

31/05/2026 10:52

Haziri: Bresalci me Malësinë e Zhegocit na dha zemër, forcë e dashni për rikthimin e madh të LDK-së më 7 qershor

Lajme

Gazeta Express

31/05/2026 10:52

Kandidati i LDK-së për deputet, Lutfi Haziri mbrëmë ishte në Bresalc të Gjilanit, ku u mbajtë një tubim elektoral.

“Sonte, Bresalci me Malësinë e Zhegocit, na dha zemër, forcë e dashni për rikthimin e madh të LDK-së më 7 qershor”, shkroi Haziri në një postim në Facebook.

Ai përmendi zotimin se autostrada Prishtinë-Gjilan do të jetësohet për 18 muaj.

“Ky besim rekord ndaj listës së LDK-së, përkthehet me zotimin e madh për këtë zonë se për 18 muaj do të jetësohet Autostrada, si projekti më i madh e me impakt të jashtëzakonshëm për Bresalcin, Gjilanin e Anamoravën”.

“Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e përhershme. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj! LDK113, besë dhe shpresë për Kosovën!”, shkroi Haziri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement