Dokumentari ‘Quiet on Set’ dhe akuzat ndaj ish-producentit Dan Schneider - Gazeta Express
string(70) "dokumentari-quiet-on-set-dhe-akuzat-ndaj-ish-producentit-dan-schneider"

Dokumentari ‘Quiet on Set’ dhe akuzat ndaj ish-producentit Dan Schneider

Rozë

Gazeta Express

26/03/2024 10:36

‘Quiet on Set: The Dark Side of Kids TV’ është dokumentari më i ri që zbulon kulturën toksike pas disa prej shfaqjeve më ikonikë për fëmijë të viteve 90 dhe fillimit të viteve 2000.

Dokumentari i ‘Investigation Discovery’ është një seri me katër pjesë rreth punës në kanalin televiziv për fëmijë ‘Nickelodeon’ duke përfshirë mjedisin nën ish-producentin Dan Schneider dhe ato që disa i përshkruan si situata të dëshme që aktorët fëmijë dhe punonjësit e rritur u futën.

Lexo Edhe:

Ish-producenti Dan Schneider është një nga fokuset kryesor të dokumentarit, pasi ish-yjet fëmijë dhe kolegët e rritur rrëfenin tregime të supozuara për racizëm, ngacmim dhe abuzim verbal në duart e tij.

Schneider ka mohuar pretendimet duke deklaruar: “Mos harroni, të gjitha historitë, dialogët, kostumet dhe grimi u miratuan plotësisht nga drejtuesit e rrjetit. Një grup standartesh dhe praktikash lexoi dhe miratoi në fund cdo skenar dhe drejtuesit e programit rishikuan dhe miratuan të gjitha episodet. Përvec kësaj, cdo ditë në cdo set kishte gjithmonë prindër dhe kujdestarë dhe miqtë e tyre që shikonin xhirimet dhe provat”.

Ish-producenti u akuzua gjithashtu për abuzim verbal dhe emocional në formën e bërtitjeve, kërcënimeve, fyerjeve dhe sjelljeve të tjera “toksike”.