Tre të vdekur pas një aksidenti në vendin e punës në një fabrikë lëkure në Gjermani - Gazeta Express
string(83) "tre-te-vdekur-pas-nje-aksidenti-ne-vendin-e-punes-ne-nje-fabrike-lekure-ne-gjermani"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 21:00

Tre të vdekur pas një aksidenti në vendin e punës në një fabrikë lëkure në Gjermani

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 21:00

Në Runkel (Hessen) të Gjermanisë, tre punonjës kanë humbur jetën dhe dy të tjerë ndodhen në gjendje kritike pas një aksidenti në një fabrikë lëkure.

Sipas policisë gjermane, ngjarja ka ndodhur gjatë punës brenda objektit industrial, shkruajnë mediat gjermane.

Siç raportohet më tej, dyshohet se një punëtor ka rënë në një gropë ku grumbullohen mbetjet nga procesi i përpunimit të lëkurës.

Kolegët e tij kanë zbritur për ta ndihmuar, por edhe ata janë ekspozuar ndaj një substance të panjohur.

Tre prej punëtorëve nuk kanë mundur të mbijetojnë, ndërsa dy të tjerë janë transportuar drejt spitaleve.

Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement