Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes.
Banorët e “BBV5” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Diskutimet brenda dhe jashtë “Big Brother VIP Albania” po vazhdojnë të përqendrohen te dinamikat e marrëdhënieve mes banorëve, sidomos në këtë fazë finale të spektaklit.
Gjatë intervistës në Big Brother Radio, Top Albania Radio, moderatori Blendi Salaj ka intervistuar finalisten Selin. Ajo është shprehur se si është të jesh një finaliste, por edhe për marrëdhënien e saj midis Mirit dhe Rogertit…
Si është ndjerë Selin në marrëdhënien e saj me Mirin dhe Rogertin?
Patjetër që më ka ardhur keq dhe mendoj se nëse nuk do ishte keqinterpretuar kjo marrëdhënie deri në atë pikë që ne jemi ndarë nuk është se ka patur një rezultat ortakëria jonë, por ka qenë një mbështetje shumë e mirë që Miri më ka dhënë mua në disa situata të vështira dhe të njëjtën gjë ka pasur edhe Miri nga ana ime. Por që më ka ardhur ekstremisht keq për mënyrën se si u trajtua dhe se si u morë e gjithë qasja ime në mënyrë të gabuar, patjetër që më ka ardhur shumë keq edhe më ka kushtuar dhe kur them më ka kushtuar, më ka kushtuar energji dhe ndoshta qëndrimin tim këtu brenda. Ka patur momente që e ka dyzuar përpara një njeriu që është i gatshëm të bëjë këtë gjë për lojën.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...