Djokovic fiton ndeshjen që e kishte pothuajse të humbur, kualifikohet në çerekfinale - Gazeta Express
string(83) "djokovic-fiton-ndeshjen-qe-e-kishte-pothuajse-te-humbur-kualifikohet-ne-cerekfinale"

Sporte tjera

Gazeta Express

07/06/2021 17:45

Djokovic fiton ndeshjen që e kishte pothuajse të humbur, kualifikohet në çerekfinale

Sporte tjera

Gazeta Express

07/06/2021 17:45

Tenisti numër një në botë, Novak Djokovic ishte shumë pranë eliminimit nga French Open nga italiani Lorenzo Musetti i cili është vetëm 19-vjeçar. Tenisti serb ishte duke pësuar 2:0 në sete, por ia doli ta fitonte ndeshjen.

Dy setet e para shkuan në 13 game, me Musettin duke i fituar të dy dhe duke e “përqafuar” fitoren ndaj tenistit numër një në botë momentalisht, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por, Djokovic me përvojën e tij arriti ta rikthente duelin. Fillimisht në setin e tretë ai fitoi 6:1 në sete duke e dominuar totalisht italianin. Njëjtë ndodhi edhe në setin e katërt, të cilin Djokovic e fitoi 6:0.

Në setin e katërt, teksa rezultati ishte 4:0 në game për Djokovicin, Musetti e lëshoi ndeshjen për shkak të një lëndimi të pësuar.

Kështu, Djokovic arrin në çerekfinale të GrandSlamit të French Open. /Gazeta Express/