Djokovic aksionari kryesor në “QuantBioRes” që po punon për ilaçin kundër COVID - Gazeta Express
string(77) "djokovic-aksionari-kryesor-ne-quantbiores-qe-po-punon-per-ilacin-kunder-covid"

Djokovic aksionari kryesor në “QuantBioRes” që po punon për ilaçin kundër COVID

Sport

Gazeta Express

19/01/2022 20:59

“QuantBioRes” po punon për një trajtim dhe jo një vaksinë, por CEO thotë se ylli i tenisit nuk është kundër vaksinës.

Novak Djokovic është aksioneri kryesor në një firmë daneze bioteknike, “QuantBioRes”, që synon të zhvillojë një trajtim për Covid-19 që nuk përfshin vaksinim.

Lexo Edhe:

Numri 1 i botës, i cili u dëbua nga Australia këtë javë pasi qeveria i anuloi vizën pas një mosmarrëveshje mbi një përjashtim mjekësor në lidhje me statusin e tij të pavaksinuar, ka blerë 80% të aksioneve në “QuantBioRes” më 2020.

Ivan Loncareviç, shefi ekzekutiv i kompanisë, konfirmoi këtë investim për Reuters.

Ai insiston se tenisti nuk është kundër vaksinimit.

Ivan gjithashtu tha se firma që Djokovic po posedon shumicën e aksioneve, është duke punuar shumë që të gjejë një ilaç për COVID.

Për shkak se nuk ka pranuar të vaksinohet, Djokovic nuk mund të marrë pjesë as në “Frenc Open”. /Gazeta Express/