Djali i Tim Roth, Cormac vdes në moshën 25 vjeçare - Gazeta Express
string(49) "djali-i-tim-roth-cormac-vdes-ne-moshen-25-vjecare"

Djali i Tim Roth, Cormac vdes në moshën 25 vjeçare

Yjet

Gazeta Express

31/10/2022 19:43

Djali i aktorit Tim Roth, muzikanti Cormac ka vdekur në moshën 25 vjeçare shkaku i kancerit në qeliza embrionale – disa muaj pasi ai e kishte dhënë lajmin në rrjete sociale për sëmundjen e tij

“Ju nuk mund të zgjidhni gjithmonë fatin tuaj”, ky ishte mesazhi që kishte përcjell nëpër rrjetet sociale Roth disa muaj më parë.

Lexo Edhe:

Cormac Roth ishte diagnostifikuar me kancer të qelizave embrionale, fazën e tretë, në nëntor të vitit 2021  – Tim e dha lajmin në prill.

Ai kishte humbur shumë peshë dhe “gjysmën e dëgjimit të tij”, por sëmundja asnjë qastë nuk ia mori dashurinë e tij që pati për muzikën.

25 vjeçari ndërroi jetë më 16 tetor por familja e tij lajmëroi për vdekjen e tij me një deklaratë të hënën (sonte) në mbrëmje. /GazetaExpress/