Ditari i javës / Revelli: 21-24 korrik 1942 - Gazeta Express
string(40) "ditari-i-javes-revelli-21-24-korrik-1942"

Arte

Gazeta Express

19/05/2023 16:01

Ditari i javës / Revelli: 21-24 korrik 1942

Arte

Gazeta Express

19/05/2023 16:01

Benvenuto Revelli, i njohur si Nuto (1919 –2004), shkrimtar dhe partizan italian. Oficer efektiv i Alpinëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, mori pjesë në betejën e dytë difenzive të Donit. Nga shtatori i vitit 1943 mori pjesë në Rezistencën italiane

DREJT FRONTIT: NGA ITALIA NË DON

Lexo Edhe:

21 korrik 1942

Rivoli: ora 3,05. Konvoji i kompanisë së 46-të e braktis stacionin e ngarkimit. Alpinët këndojnë: «Mbi urën e Bassano-s, flamuri i zi». Ora 10: ndalim i shkurtër në një stacion sekondar në Milano. Fashioja milaneze u ofron ushtarëve ujë me akull dhe medaljeze.

Një hierark në saharianë të bardhë, kërkon nënshkrime falënderimi për sekretarin e tij.

Në Trento fashio ofron fruta dhe kartë për letra… pa kërkuar kartolinën e falënderimit.

22 korrik

Ora 2: e lamë Italinë pas shpine. Ora 5,30: Insbruk. Ora 10,15: Rosenhajm. Ditë e trishtë, me shi. Stacionet janë pothuajse të zbrazura. Ora 11,15: e kaluam Harin, lëvizim drejt Minhenit. Të burgosurit rusë punojnë përgjatë binarëve. Të paktë janë civilët gjermanë që i përgjigjen përshëndetjes së alpinëve. Ora 16,30: Donauwörth.

Ora 20,15: Nurnberg, stacioni i përndarjes të të burgosurve rusë, mongolë. Fytyra të shëmtuara, të përvuajtura, të shushatura. Shumë të burgosur të zbathur. Dy mongolë të llahtarisur duken si në kafaz mes neve dhe gjermanëve që i shikojmë: mbajnë uniforma të leckosura prej pëlhure të verdhë apo të gjelbër, në shpinë markën «U.S.», çizme dhe gete konopi.

Përgjatë konvojit një civil italian shumë i dalluar, i fuqishëm dhe truplidhur si artilier alpin. Mban pantallona të zinj si kalorës cirku, xhaketë me katrorë ngjyrëgështenje, shami të bardhë në xhepëz, disntiktiv në syth. Dukej si agjent i PS. Është drejtues i fashios lokale. Thotë : «Në Nurnberg janë rreth katërqind mijë punëtorë italianë: prodhojnë letra cigareje, rivalitet për gratë, por… jetojnë bukur mirë».

23 korrik

Ora 10,30: Hal. Ora 12,15, Torgau. Prapë shi. Hasim në konvojë të ngarkuar me materiale që vijnë nga fronti i lindjes. Në orën 22,15 jemi në Glogau: zbres ta pi një birrë, stacioni është plot me ushtarë gjermanë, asnjë civil.

24 korrik

Kur zgjohem veç jemi në Poloni, ora është 8,30, jemi ndalur në Ostrovo. Një punëtore gjermane bionde e kryqit të kuq, studente e mjekësisë, vjen te vagoni ynë: i ofrojnë një vermut. Pastaj një konvoj me gjermanë e kërkon, humb sysh.

Grupe civilësh polakë punojnë përgjatë hekurudhës, të rinj me shikim të trishtë dhe krenar. Në orën 12, në Kalish, nis letrën e dytë për Anetën. Një diell i zbehtë herë pas here shfaqet në qiellin e hirtë.

Në orën 20, në Skierniewice, varreza e parë e ushtarëve, gropat e para të bombardimeve. Ndalim i gjatë. Udhëtimi në Poloni shkon përpara shumë ngadalë. Urdhër i komandës së konovjit të mos flasim me polakët: urdhri është dhënë nga gjermanët, të urryer për vdekje nga polakët.

/Marrë nga Nuto Revelli, “Mai tardi”, EINAUDI, 2020

/Përktheu: Gazeta Express