Ditari i javës / Desagneaux: 1-2 gusht 1914 - Gazeta Express
string(40) "ditari-i-javes-desagneaux-1-2-gusht-1914"

Arte

Gazeta Express

31/03/2023 17:29

Ditari i javës / Desagneaux: 1-2 gusht 1914

Arte

Gazeta Express

31/03/2023 17:29

Ditari i Henri Desagneaux-s është një përshkrim grafik i asaj se si është të jetosh në llogore me njerëz të demoralizuar, rebelë dhe të shkretë, duke pritur në frikë dhe degradim urdhrat për të lëvizur drejt rrezikut të panjohur dhe përballë vdekjes së mundshme.

1 gusht, e shtunë

Lexo Edhe:

Qysh prej orëve të para të mëngjesit Parisi është në rrëmujë, njerëzit ende e kanë fije shprese, por asgjë nuk lë të kuptohet se kjo çështje mund të zgjidhet paqësisht. Vendi i rekrutimit është i rrethuar; njeriut i duhen të rrijë në radhë dy a tri orë para se të hyjë brenda. Në mesditë dyert mbyllen duke i lënë jashtë një numër të madh njerëzish, të cilët do të largohen ditëve në vijim. Përballë ‘Gare de L’Est’, rekutët mizëri në oborr të gatshëm për t’u nisur. Emocioni është në kulmi e tij; të afërmit dhe miqtë i përcjellin ata që i thërrasin individualisht. Gratë po qajnë, edhe burrat. U duhet t’u thonë lamtumirë pa e ditur në do të arrinë të kthehen ndonjëherë. Më në fund në orën 4.15 pasdite lajmi përhapet si zjarr i papërmbajtur, afishet po vihen nëpër mure me urdhrin për mobozilim në to! Secili burrë për vetveten, mezi arrin t’ua shtrëngosh dorën pak vetave para se të shkosh në shtëpi të përgatitesh për t’u nisur. Ora është 5, urdhri im i mobizilimit: dita e parë e mobilizimit – pa vonesë. Dita e parë është 2 gushti!

2 gusht, e diele

I mobilizuar si toger rezervë në Shërbimin transportues hekurudhor, me detyrë te Gray. Në orën 6 të mëngjesit, pas disa lamtumirave të dhimbshme, shkova te stacioni Nogent-le-Perreux. Shërbimi me tren nuk është organizuar ende. Nuk ka udhtarë më, as trena. Orari tash është në fuqi, por askush në stacion nuk e ka idenë kur do të niset ndonjë tren. Ditë e trishtë, udhëtim i trishtë. Në orën 7 a.m., erdhi një tren, mbërriti në terminalin e tij – Troyes – në orën 2 p.m. Nuk mora asgjë për të ngrënë, dhoma freskuese i kishte shitur tashmë të gjitha. Nxitimi i trupave po fillon dhe po merr gjithçka para vetes. Papritur e gjen veten jashtë botës, gazetat nuk vijnë këtu më. Por, nga ana tjetër, sa shumë lajme ka këtu! Secili ka një copëz informacioni për ta shpërndarë – dhe është e vërtetë!… Një skuadron i Uhlans-it është burgosur; Korpusi i 20-të është tashmë në Alsace.

Çdonjëri po flet për njëfarë ‘Turpin Powder’ pasojat e të cilit supozohet të jenë shkatërruese. Në fund, pasdite, mora trenin e parë që erdhi këtu: një vend i mrekullueshëm në vagonin e klasit të parë (Paris-Vienna de-luxe; të gjithë të mobilizuar), i cili është duke shkuar askush nuk e di se ku saktësisht, përveç se është në drejtim të frontit. Kupetë dhe korridoret po gëlojnë me njerëz nga të gjitha klasat e shoqërisë. Atmosfera është miqësore, entuziaste, por treni është njëmend po e vuan këtë fluks nga të gjitha shtresat e shoqërisë! Grilat janë ulur, vendi i plaçkave dhe pasqyrat e thyera dhe tualetet e zhveshura; është  shkatërrimi (tipik) francez. Në mesnatë, jam në Vesoul; asgjë për të ngrënë; s’ka tren për në Gray. Shkoj të fle në një bankë në dhomën fresukuese. Zhurmat më fantastike po dëgjohen përreth; të gjithë shohin spiuj që i hapin binarët e hekurudhës, ose përpiqen t’i hedhin në ajër urat.

/Marrë nga HENRI DESAGNEAUX, A French Soldier’s War Diary, 1914-1918, THE ELMFIELD PRESS, 1975

/Përkthimi: Gazeta Express