Dita e parë e Mastersit të Dohas: Kosova, e katërta në botë - Gazeta Express
string(57) "dita-e-pare-e-mastersit-te-dohas-kosova-e-katerta-ne-bote"

Sporte tjera

Gazeta Express

11/01/2021 19:29

Dita e parë e Mastersit të Dohas: Kosova, e katërta në botë

Sporte tjera

Gazeta Express

11/01/2021 19:29

Xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi shkëlqyen sot në Mastersin e Dohas duke arritur të stolisen me medalje.

Distria fitoi të artën, ndërsa Majlinda dhe Nora u kurorëzuan me medalje të bronzta, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tashmë kanë përfunduar garat e ditës së parë të Mastersit të Dohas, kurse Kosova është renditur në mesin e shteteve më të mira.

Me një të artë dhe dy të bronzta, Kosova zë vendin e katërt pas ditës së parë në këtë garë.

Renditjes i prin Korea Jugore me dy medalje të arta, kurse pasojnë Japonia me një të artë dhe dy të argjendta dhe Franca me një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Kujtojmë se nesër do të garojë Akil Gjakova, kurse të mërkurën garon edhe Loriana Kuka. /Gazeta Express/