Distria mposhtet nga nënkampionia olimpike, por vazhdon garën për medalje në Evropian - Gazeta Express
string(84) "distria-mposhtet-nga-nenkampionia-olimpike-por-vazhdon-garen-per-medalje-ne-evropian"

Sporte tjera

Gazeta Express

29/04/2022 11:34

Distria mposhtet nga nënkampionia olimpike, por vazhdon garën për medalje në Evropian

Sporte tjera

Gazeta Express

29/04/2022 11:34

Distria Krasniqi është mposhtur në çerekfinalen e Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Xhudistja kosovare u mposht nga francezja, Amandine Buchard, e cila është nënkampione olimpike në këtë kategori deri në 52 kilogramë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Meçi ishte i barazpeshuar, duke shkuar në Golden Score. Aty, Distria Krasniqi u ndëshkua me kartonin e tretë të verdhë, çka bëri që ta humbte ndeshjen.

Distria Krasniqi do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit, ku i duhet t’i fitojë dy ndeshje.

Në çerekfinale sot është kualifikuar edhe Flaka Loxha, e cila ka trajnere sot Majlinda Kelmendin.

Ajo do të garojë pas pak. /Gazeta Express/