Distria Krasniqi i siguron medalje Olimpike Kosovës, shkon n’finale - Gazeta Express
string(65) "distria-krasniqi-i-siguron-medalje-olimpike-kosoves-shkon-nfinale"

Distria Krasniqi i siguron medalje Olimpike Kosovës, shkon n’finale

Sporte tjera

Gazeta Express

24/07/2021 10:37

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje Olimpike Kosovës në “Tokio 2020”. Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të Artën në Rio 2016.

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Lexo Edhe:

Xhudistja jonë mundi Urantsetseg Munkhat të Mongolisë, për të kaluar në finalen e madhe.

Me kualifikimin në finale, ajo siguroi medalje Olimpike tashmë, derisa tani do të synojë të Artën.

Në fund të luftës, gëzimi ishte i papërshkrueshëm për Krasniqin, që iu bë ëndrra realitet duke fituar medalje Olimpike dhe natyrisht, përqafimi ishte me njeriun që e ka bërë të mundur që xhudistët tona të korrin suksese në botë, Driton Kuka.

Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të Artën në Rio 2016. /Gazeta Express/