Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Evropian - Gazeta Express
string(53) "distria-krasniqi-fiton-medaljen-e-bronzte-ne-evropian"

Sporte tjera

Gazeta Express

29/04/2022 16:19

Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Evropian

Sporte tjera

Gazeta Express

29/04/2022 16:19

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Bullgari.

Ajo fitoi ndaj gjermanes Mascha Ballhaus vetëm pas “Golden Score” ku u deshën mbi 6 minuta për ta përcaktuar fituesin.

Lexo Edhe:

Distria Krasniqi e nisi garimin prej rrethit të dytë, pasi në të parin kaloi pa luftë. Në raundin e dytë, ajo mundi  xhudisten bullgare, Gabriela Dimitrova me IPPON.

Por, në çerekfinale u mposht nga nënkampionia olimpike, Amandine Buchard në “Golden Score”. Krasniqi bëri tri gabime, përmes të cilave edhe u njoftua me humbjen.

Përkundër disfatës, Krasniqi vazhdoi garimin dhe e synoi medaljen e bronztë përmes repesazhit. Në ndeshjen e parë të repesazhit ajo mposhti Fabienne Kocher të Zvicrës.

Sot garoi edhe xhudistja e re nga Kosova, Flaka Loxha, e cila u eliminua në çerekfinale dhe më pas u mposht në duelin e parë të repesazhit.

Përkundër që mbeti pa medalje, Loxha pati paraqitje të kënaqshme, teksa në kënd si trajnere e pati Majlinda Kelmendin.

Nesër do të vazhdojnë garimin Akil Gjakova dhe Laura Fazliu. /Gazeta Express/