Distria Krasniqi fantastike, kalon në çerekfinale të Evropianit - Gazeta Express
string(62) "distria-krasniqi-fantastike-kalon-ne-cerekfinale-te-evropianit"

Sporte tjera

Gazeta Express

29/04/2022 10:19

Distria Krasniqi fantastike, kalon në çerekfinale të Evropianit

Sporte tjera

Gazeta Express

29/04/2022 10:19

Distria Krasniqi ka arritur që të kualifikohet në çerekfinalen e Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Ajo në raundin e dytë triumfoi me IPPON ndaj xhudistes nga Bullgaria, Gabriela Dimitrova, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Xhudistja kosovare e nisi mirë duelin duke e fituar menjëherë një waza-ari, për ta përmbyllur më pas ndeshjen rreth dy minuta para fundit.

Në çerekfinale ajo do të ketë punë tejet të vështirë ku do të përballet me Amandine Buchard, e cila e fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike.