Distria Krasniqi i ka nisur me fitore garat në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Xhudistja pejane ka pushuar në raundin e parë të garave deri në 52 kilogramë, por e ka nisur me fitore garën në raundin e 32-të.
Distria ishte më superiore se kundërshtarja e saj braziliane, Jessica Pereira, të cilën e mposhti me ippon, pasi më parë mori edhe një yoko dhe një waza-ari.
Në ndeshjen tjetër, në raundin e 16-të, pejania do të ndeshet me Francine Echevarria të Puerto Ricos.
Ndryshe, Akil Gjakova do të ndeshet të dielën, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të hënën.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...